Nuhiu: Objektivi FC Shkupit mbetet i njejtë

FC Shkupi sot regjistroi startin e fazës së parë të përgatitjeve dimërore për gjysmësezonin pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Numri një i stafit teknik të “bardhekaltërve” Ardian Nuhiu shprehet i kënaqur me punën e bërë gjatë gjysmësezonit të parë, ndërsa kërkon nga futbollistët e tij që bëjnë edhe më shumë punë për të arritur edhe rezultate më të mira në gjysmësezonin pranveror.

“Fillimisht iu urojë futbollistëve që të kenë shëndet dhe një vit të mbarë. Punën që deri më tani e kemi bërë, mendojë që kemi shkuar mirë, por për të shkuar edhe më mirë duhet edhe më tepër punë. Objektivi klubit mbetet ai ku jemi nisur, patjetër nëse na jepet rasti gjatë rrugës për të marrë, do e marrim”, tha mes tjerash Ardian Nuhiu.

Leave a Reply