Shkëndija e Tetovës ka mbyllur fazën e parë të përgatitjeve në Tetovë dhe prej mbrëmë është transferuar në Ohër, ku do të vijojë stërvitjet për 7-të ditët e ardhshme. Pas matjeve dhe testeve mjekësore stafi teknik tanimë ka nisur implementimin e planprogramit për këtë fazë të përgatitjeve, ku theks i veçantë i kushtohet ngritjes së nivelit të forcës fizike.
Në Ohër do të punohet nga dy herë në ditë, kombinuar në palestër për ngritje të peshave dhe terren. Trajneri Osmani më 12-të dhe 16-të janar ka paraparë ndeshje testuese brënda grupit.
Risi në mesin e futbollistëve është prania e të riut Ensar Luma, i cili me rekomandim të stafit teknik nga ekipi U19 ka kaluar në skuadrën e parë.
| PJESË E EKIPIT NË FAZËN PËRGATITORE NË OHËR JANË: |
| PORTIERË: |
| Kostadin Zahov |
| Saladin Mustafi |
| Bekim Rexhepi |
| Artan Iljazi |
| MBROJTËS: |
| Bllagoja Todorovski |
| Mevlan Murati |
| Olsi Teqja (Shqipëri) |
| Egzon Bejtullai |
| Ylber Beqiri |
| Mevlan Adili |
| Ardian Cuculi |
| MESFUSHORË: |
| Sabit Bilali |
| Besmir Bojku |
| Enis Fazlagic |
| Ennur Totre |
| Armend Alimi |
| Arbin Zejnullai |
| Ferhan Hasani © |
| SULMUES: |
| Stenio Junior (Brazil) |
| Ensar Luma |
| Marjan Radeski |
| Besart Ibraimi |
| Shefit Shefiti |
| Izair Emini |
