Sileksi bënë edhe  goditjen e dytë në merkato

Skuadra e Sileksit ka arritur që të bëjë për vete ish futbollistin e saj Aleksandar Panovski, i cili 6 muajt e fundit mbronte ngjyrat e skuadrës së Borecit. Panovski në këtë mënyrë rikthehet sërish në gjirin e vjetër, ku do të jetë nën urdhërat e trajnerit, Zhikica Tasevski.

Panovski bëhet futbollisti i dytë pas Gjorgji Tanushev që i bashkohet Sileksit. Rikujtojmë edhe Tanushev te Sileksi erdhi nga rradhët e Borecit, duke u rikthyer në skuadrën e tij të vjetër.

Sileksi nga 8 janari ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa nga data 22 janar do të vijojë përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë edhe 6 ndeshje kontrolluese.

Leave a Reply