Bari jep 500 mijë euro për shërbimet e Ledian Memushajt

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushajt mund ta vazhdojë karrierën e tij në Serinë B te skuadra e Barit. Sipas mediave italiane, zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet javën e ardhshme, pasi Benevento kërkon ta ketë në dispozicion futbollistin e Kombëtares Shqiptare edhe në sfidën me Bolonjan.

Bari, një pretendent serioz për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian, i siguron 31-vjeçarit një kontratë deri në qershor të vitit 2022. Për të bindur skuadrën që mbyll klasifikimin e Serisë A, Bari ka vendosur të shpenzojë 500 mijë euro për kartonin e Memushajt.

Leave a Reply