Godet Trepça ’89, transferon dy futbollistë të Skënderbeut!

Trepça ’89 ka përforcuar skuadrën nga rradhët e Skënderbeut, duke përfituar në këtë mënyrë në grupin e saj dy super futbollistë që do e ndihmojnë skuadrën në stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Shend Kelmendin dhe Egzon Korenicën, të cilët në formë huazimi do të luajnë te skuadra mitrovicase.

Kelmendi u aktivizua në Kupë rregullisht me Skënderbeun, por në kampionat situata ndryshoi dhe tani do rikthehet në Vala Superligën e Kosovës, ku do të luaj edhe Egzon Korenica, një futbollist i ardhur nga Suedia te skuadra korçare.

Ky i fundit u testua nga korçarët në Antalia, por nuk ka ende të dhëna për këtë lojtar, përveç faktit se është i ri në moshë dhe se vjen nga Suedia. Duket se korçarët kanë nënshkuar edhe me këtë lojtar dhe menjëherë e kanë huazuar, ndërsa pak ditë më parë ata huazuan edhe mbrojtësi Bruno Lulaj te Laçi.

Leave a Reply