Edhe një super talent nga Kosova i bashkohet Shqipërisë!?

Edon Zhegrova mund të jetë futbollisti i rradhës shqiptarë nga Kosova që mund ti bashkohet Kombëtares shqiptare. Trajneri i Kombëtares “kuqezi”, Kristian Panuçi, thuhet ti ketë bërë ftesë talentit me origjinë kosovare që luan në kampionatin elitar në Belgjikë, me skuadrën e Genk.

Ambiciet e Panuçit janë kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Europianit të vitit 2020 dhe synon të rinovojë grupin hap pas hapi.

Kështu pasi ka afruar Hajdareviçin, Qakën, Ahmedin, Balliun dhe Memollën, italiani ka piketuar edhe Edon Zhegrovën.

Ky i fundit në një intervistë për mediat kosovare ka rrëfyer se ka marrë ftesë nga Panuçi, për miqësoren me Norvegjinë, në muajin mars në “Elbasan Arena”.

Gjithsesi, Zhegrova lë ende pezull të ardhmen e tij, teksa shprehet se po mendohet akoma për përgjigjen ndaj ftesës së teknikut italian të kombëtares shqiptare.

Leave a Reply