Guardiola: Edhe 10 fitore për tu shpallur kampion

Trajneri i Mançester Sitit, Josep Guardiola i lumtur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Njukasëll Junajtedit (3:1), ka folur lidhur edhe me titullin e kampionit, nëse në fund do ti takonte skuadrës së tij, ose jo.

“Na nevojiten edhe 10 fitore për tu shpallur kampion. Ne do vazhdojmë që edhe në ndeshjet tjera të rradhës të fitojmë sa më shumë pikë. Ndonjëherë takohemi me skuadra si Sautemptoni, Uest Hami dhe Burnmauti që luajnë me sistem 5-4-1, mirëpo ne duhet të jemi të gatshëm për të ju bë ballë edhe kundërshtarëve të tillë” – tha Guardiola.

“Nuk bëhet fjalë për atë se sa gola kemi shënuar, sa raste kemi krijuar dhe se sa raste ka shpëtuar portieri ynë. Ishte me rëndësi se kur rezultati ishte 2:1, reaguam mirë dhe nuk lejuam që ekipin të kap ndonjë panik” – u shpreh Guardiola lidhur me fitoren ndaj skuadrës së Rafa Benitez.

Ndryshe figurë qendrore te Siti në fitoren ndaj Njukasëll Junajtedit ishte argjentinasi, Serhio Aguero, i cili i shënoi të tre golat dhe në këtë mënyrë ndihmoi skuadrën e tij për të ruajtur distancën prej 12 pikëve ndaj ndjekësve më të afërt të Mançester Junajtedit.

Leave a Reply