Inter-Roma, formacionet e mundshme

Java e 21-të në elitën e futbollit italian prodhon super derbin Inter-Roma, që në program është sonte me fillim në orën 20:45 në “Xhuzepe Meaca”.

Të dyja skuadrat rivalizojnë me njëra tjetrën për një vend në Ligën e Kampionëve Europian, por pse jo edhe për titullin e kampionit, duke pasur parasysh se deri në mbyllje të sezonit aktual ka edhe plotë 18 ndeshje.

Inter për momentin gjendet në vendin e tretë në Serinë A me 42 pikë, ndërsa Roma në vendin e 5-të me 39 pikë.

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Statistikat në 5 ndeshjet e fundit janë në barazim total, pasi në sfidat direkte Roma ka fituar 2 takime ndaj Interit, po aq sa “zikaltërit” ndaj “verdhekuqve”, ndërsa një përballje mes tyre është mbyllur me barazim.

Leave a Reply