Ligue 1, Nejmar më i miri i muajit dhjetor të vitit 2017

Braziliani Nejmar është shpallur futbollisti më i mirë për muajin dhjetor në elitën e futbollit francez (Ligue 1). Sulmuesi i Paris Senz Zhermenit kishte fituar 50 vota nga anketa e bëra, duke lënë pas vetes Mario Balotelin e Nicës me 26 vota dhe bashkëlojtarin e tij te PSZH, Kilian Mbape, që kishte fituar 24 vota.

Në muajin e fundit të vitit 2017-të braziliani regjistroi 2 gola dhe 3 asistime. Është kjo hera e parë që Nejmar shpallet futbollisti më i mirë i muajit në “Ligue 1”, prej kur se braziliani ishte transferuar në “Parkun e Princërve” nga rradhët e Barcelonës për shumën e 222 milion eurove.

Leave a Reply