Vujçiq: I rëndësishëm debutimi me Shkupin, i lumtur edhe për golin (VIDEO)

Stefan Vujçiq më në fund iu është rikthyer terreneve të futbollit. Ai në ndeshjen e parë me FC Shkupin, shënoi edhe golin e parë në barazimin 1:1 ndaj Çornomorets të Ukrainës, që u zhvillua në Antalia të Turqisë në kuadër të përgatitjeve.

Kështu mesfushori gjermano-kroat rikthehet në në mënyrën më të mirë të mundshme, pas pauzës 6 mujore shkaku i këputjes së ligamenteve të kryqëzuara. Vujiçiq u dëmtua në ndeshjen eliminatore të Liga Evropës ndërmjet Helsinkut dhe Shkëndijës në Finlandë, ndërsa këtë merkato firmosi me Shkupin në fanellën e të cilëve tani më po shënon rikthim të mbarë në terren.

“Jam shumë i gëzuar dhe është ndjenjë e mirë që më në fund po qëndroj në fushë përsëri. Për mua golat nuk janë shumë me rëndësi, shumë më me rëndësi është që munda të luaj ndeshjen e parë për Shkupin klubin tim të ri, ndërsa që shënova edhe golin, kjo është edhe më e mirë”, deklaroi Stefan Vujçiq, mesfushor i FC Shkupit.

Leave a Reply