Rabotniçki humb ‘testin’ e parë në Antalia, mundet nga Qabala

Skuadra e Rabotniçkit ka humbur ndeshjen e parë kontrolluese në përgatitjet në Antalia të Turqisë, pasi u mund nga Qabala e Azerbejxhanit me rezultat 2:1. Të përzgjedhurit e Goran Stankovskit e nisin mirë takimin duke avansuar në minutën e 33-të me anë të Serxho Junior, ndërsa në fund të pjesës së parë Qabala barazoi për 1:1 me anë të Begali Dabo.

Në minutën e 53-të Gabala bëri përmbysjen duke çuar shifrat në 2:1 me Asaf Mamadov. Rabotniçki deri në fund u mundua që të barazojë rezultat, por nuk arriti që t’i konkretizojë shanset që kishte.

Trajneri Stankovski i aktivizoi të gjithë lojtarët në këtë sfidë. ‘Testin’ e radhës Rabotniçki do ta luajë me 26 janar kundër Inter Baku të Azerbejxhanit.

Leave a Reply