Godet Skënderbeu, transferon ish sulmuesin e Seltikut!

Skënderbeu është gati të bëjë një goditje të fuqishme në merkato. Sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, skuadra korçare është vënë në gjurmët e sulmuesit nga Guinea, Amido Balde, i cili pas vetes ka një karrierë shumë të pasur.

Ndryshe bëhet fjalë për një sulmues 26-vjeçar, i cili ka luajtur me skuadra shumë të njohura, si Seltik, Sporting Lisbon, Metz, Serkl Bryzh, Beveren dhe Maritimo, pjesë e së cilës është që nga vera e vitit 2017-të. Mirëpo hapësirat e pakta te kjo skuadër, kanë bërë që ai të mendoj largimin, edhe përkundër faktit se me skuadrën portugeze ka kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2019-të.

Për Balde fillimisht kishte shprehur interesim skuadra e Kukësit, madje thuhej se kuksianët kishin arritur akordin me  26-vjeçarin nga Guinea, por gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë, dhe tashmë destinacioni i tij me shumë gjasa do të jetë Skënderbeu, që me sa duket ka joshur më tepër sulmuesin e Maritimos, i cili në 31 ndeshje që ka zhvilluar në elitën e futbollit portugez ka shënuar 9 gola.

Leave a Reply