Paris Sen Zhermeni kualifikohet në finale (VIDEO)

Skuadra e Paris Sen Zhermenit është kualifikuar për në finalen e madhe të Liga Kupës së Francës, pasi në gjysmëfinale sonte si mysafir eliminoi ekipin e Ren me rezultatin 2:3.

Skuadra e Unaj Emeri avansonte  me 3 gola përballë ekipit vendas të Ren, skuadër kjo që dy golat e saj i gjeti në 5 minutëshin e fundit të takimit. Meunier (24’), Markinjos (54’) dhe Lo Kelso (58’) ishin autorë të golave për PSZH-në, teksa për vendasit në këtë ndeshje realizuan Sakho (85’) dhe Prçiç (90+2’).

Paris Sen Zhermeni nga minuta e 63-të luajti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të yllit të tyre, Kilian Mbape.

Kundërshtar i Paris Sen Zhermenit në finalen e Liga Kupës së Francës me 31 mars do të jetë fituesi nga përballja midis Monpelje dhe Monakos.

Leave a Reply