Tashmë zyrtarisht sulmuesi i Paris Sen Zhermenit Lukas Moura është transferuar në radhët e Totenhamit. Kalimi i Mouras te skuadra angleze kushtoi plotë 30 milionë euro, me 25 vjeçarin që firmosi kontratë deri në vitin 2023 me Sparsat.
Lukas iu bashkua PSZH-së për 38 mln euro nga Sao Paulo në 2013 por ka bërë vetëm gjashtë paraqitje si zëvendësues këtë sezon. Ai ka shënuar 46 gola dhe ka përgatitur 50 të tjerë në 229 paraqitjet e tij me klubin francez. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Ligën e Kampionëve me PSZH, çka do të thotë se ai do të jetë i gatshëm të luajë me Totenhamin në fazën e nokautit.