Nagatomo nga Interi, transferohet te Gallatasaraji

Mbrojtësi japonez Juto Nagatamo është larguar nga Interi për tu transferuar kështu te Gallatasaraji në Turqi. Nagatomo në radhët e gjigandëve turq ka kaluar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, pasi te Interi nuk gjente hapësirat e dëshiruara për lojë dhe për të mos humbur grumbullimin me Japoninë në Botërorin Rusi 2018, vendosi që të ndërrojë skuadër.

Nagatomo me Interin u bashkua në janar të vitit 2011-të, ndërsa deri më tani ka regjistruar 210 paraqitje dhe 11 gola.

Leave a Reply