Presidenti i Kukësit, Safet Gjici heq dorë nga klubi

Një nga presidentët më karizmatikë të Kategorisë Superiore, Safet Gjici ka marrë vendimin drastik që të heqë dorë nga klubi i Kukësit dhe të largohet përfundimisht nga bota e futbollit.

Ambicia për të kandiduar për drejtimin e bashkisë së Kukësit, por edhe barazimi në “Loro Boriçi” ndaj Partizanit, si dhe rezultatet e dobëta në këtë pjesë të dytë të sezonit, kanë bërë që Gjici të mendojë si më të arsyeshëm angazhimin në politikë, më saktësisht në zgjedhjet lokale.

Një vendim të tillë Gjici mësohet t’ia ketë komunikuar personave të tij më të afërt, si dhe drejtorit të klubit, Nderim Nexhipi. Sot në mesditë, sipas gjasave nga zyrat e klubit, presidenti do të realizojë një konferencë, ku përpara mediave do të japë arsyet e tij rreth këtij vendimi të papritur, që sigurisht do të sjellë ndryshime të mëdha në futbollin e vendit./ss/

Leave a Reply