Eibar turpëron Seviljën dhe Montellan  (VIDEO)

Futbollistët e Eibar i kanë dhënë fund serisë pa fitore që zgjaste afër një muaj, njofton “infOSport.mk”. Skuadra baske ka turpëruar Seviljën dhe trajnerin e tyre Montella, duke mundur këtë skuadër me reuzltatin 5:1.

Dy gola të Fabian Orejana (17’dhe 61’) dhe nga një tjetër të shënuar nga Kike (1’), Ivan Ramis (32’) dhe Anaj Arbija (83’) formuluan fitoren e thellë të dytë të Eibarit  ndaj skuadrave andaluziane. Rikujtojmë edhe Betisi gjatë vizitës në stadiumin “Ipurua” kishte pësuar disfatë me reuzltatin 0:5.

Golin e vetëm për Seviljën në këtë përballje e realizoi Pablo Sarabia në minutën e 21-të nga pika e bardhë.

Fitorja e sotme ka afruar Eibarin në vetëm një pikë me Seviljën. Eibar ndodhet në pozitën e 7-të me 32 pikë, ndërkohë Sevilja mban vendin e 6-të me 33 pikë.

Leave a Reply