Balotelli protagonist me Nicën edhe kur nuk shënon

Mario Baloteli është gjithmonë protagonist me fanellën e Nicës, si kur shënon, ashtu edhe kur nuk shënon. Në ndeshjen e parë me Dizhonin ai vendosi rezultatin, duke kthyer në gol një goditje dënimi, para se ndëshkohej me karton të kuq.

Tani, në ndeshjen e dytë me këtë kundërshtar, të humbur 3-2 nga Nica, ish-lojtari i Milanit nuk ka shënuar, por sërish është bërë protagonist.

Ai është përpjekur të ndalojë koret raciste të tifozëve të Dizhonit, duke u bërë me shenjë që të heshtin. Ky gjest në fakt nuk i ka pëlqyer arbitrit, i cili i ka treguar para fytyrës kartonin e verdhë italianit.

Leave a Reply