Jahoviçi nuk ndalet, i shënon gol edhe Beshiktashit!

Futbollisti nga Maqedonia Adis Jahoviç sërish ka gjetur rrjetën në Superligën turke. Jahoviç gjeti rrjetën në ndeshjen që ekipi e tij Konjaspor është duke e zhvilluar ndaj Beshiktashit. Jahoviq shënoi golin në minutën e 60-të duke barazuar shifrat në 1:1, pasi më herët për ekipin e Beshiktashit kishte shënuar Hutçinson. Për Jahoviçin ky ishte goli i dytë me fanellën e Konjasporit në Superligën turke.

Leave a Reply