Adebajor rikthen Bashakshehirin në krye të renditjes në Turqi (VIDEO)

Skuadra e Istanbul Bashakshehir ka regjistruar një fitore me shumë vlera në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit turk, duke mundur Trabzonsporin në transfertë me rezultatin minimal 0:1, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm të vlefshëm tre pikë të plota e realizoi Emanuel Adebajor. Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Totenhamit shënoi në minutën e 36-të, pas një harkimi të boshnjakut Edin Vishça. Për sulmuesin nga Togo ishte ky goli i 11-të sezonal, ndërsa për Bashakshehirin fitorja e 14-të sezonale, pas së cilës udhëheq vallën në Superligën turke me 46 pikë, dy më shumë se Galatasaraji që u mposht në transfertën ndaj Kasimpasha, 1:2.

Edhe pse skuadra e Fatih Terim shënoi e para në këtë përballje me anë të Rodrigez (37’), në fund duheshe të pajtohet me disfatën e 6-të sezonale, pasi vendasit e Kasimpasa në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Mbaje Dianje nga pika e bardhë fillimisht barazuan shifrat në 1:1, teksa francezi Bangali Koeta në minutën e 80-të i dha goditjen e rëndë Galatasarajit, që megjithatë renditet në pozitën e dytë me 44 pikë, po aq sa ka edhe Fenerbahçe në pozitën e tretë, teksa kampionët në fuqi të Beshiktashit me 41 pikë renditen në pozitën e katërt.

Leave a Reply