Bajerni i Munihut barazon rekordin e para 38 viteve

Bajerni i Munihut ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian kundër Beshiktashit e fitoi bindshëm, 5:0 duke e bërë thjesht formalitet kualifikimin për më tej.

Por, përveç këtij fakti, “bavarezët” kanë një arsye tjetër për të festuar, pasi ata sonte regjistruan fitoren e 14-të radhazi (në të gjithë kompeticionet ku merr pjesë) duke barazuar kështu rekordin e vendosur që në vitin 1980.

Leave a Reply