Ibraimi: Të luajmë me mend, pasi në pyetje janë dy ndeshje (VIDEO)

Shkëndija të mërkurën në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mmaqedonisë përballë rivalit të madhe, Vardarit, ndërsa ekipi që do të avansojë në gjysmëfinale do të vendoset në ndeshjen e kthimit më 7 mars në Tetovë.

Pikërisht fakti që janë në pyetje dy ndeshje, nga sulmuesi Ibraimi potencohet rëndësia e menaxhimit të mirë në sfidën e parë si mysafir, për të krijuar kushte ideale që kualifikimi i mëtejshëm të vendoset në Tetovë.

“Normalisht që shpresojmë që ekipi të jetë në nivel, të japim më të mirën dhe nuk besoj se do të kemi problem. Normalisht se duhet të mendojmë se i kemi dy ndeshje, duhet të luajmë me mend dhe normalisht ta presim edhe ndeshjen e kthimit. Shkojmë atje për të mos humbur, që më pastaj në Tetovë mundemi të zhvillojmë një ndeshje edhe më të mirë dhe shpresojmë se në fund do të kualifikohemi” – thotë Besart Ibraimi për kanalin zyrtarë të skuadrës së Shkëndijës, skuadër kjo e cila vitin e kaluar eliminoi Vardarin në gjysmëfinale, mirëpo që në finalen e madhe më pas u mund nga Pelisteri pas ekzekutimit të penaltive.

Leave a Reply