Ferrari prezanton makinën për sezonin e ri

Ferrari ka prezantuar sot, makinën e re me të cilën do të garojë në sezonin e ri të Formula 1. Ferrari i këtij sezoni do të quhet SF71H, ndërsa fotot e saj mund të shihen në faqen zyrtare në internet.

Përsa i përket telajos Ferrari ka bërë një kthim në të shkuarën, duke evidentuar më shumë të kuqen e Ferrarit, pak më të errët se ajo e vitit të shkuar. Ndërkohë në dizajnin e ri është hequr e bardha.

Stafi teknik drejtohet nga Mattia Binotto, ndërsa projektues është Simene Resta. Aerodinamika i është besuar spanjollit David Sançez, ndërsa “poëer unit” është realizuar nga Klaudio Lotti. Ferrari do të nisë testet më 26 shkurt në Montmelo, ndërsa do të pilotohet nga Fetel dhe Raikonen, të cilët do të kërkojë rikthimin e titullit kampion që kësaj skuderie i mungon tashmë 10 vite.

Leave a Reply