Juve-Atalanta, “Eurosport” vlerëson Berishën më shumë se Bufon

Gardiani shqiptarë, Etrit Berisha gjatë ditës së sotme është dashur të përshëndetet me Kupën e Italisë me Atalantën e tij, duke u eliminuar nga kampionët e Juventusit. “Zonja e Vjetër” shënoi fitore minimale 1:0 falë një goli të shënuar nga Miralem Pjaniç nga pika e bardhë, ndërsa kjo i maftoi skuadrës torineze për të siguruar një vend për në finalen e madhe, duke pasur parasysh se edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bergamo kishte shënuar fitore identike, 1:0.

Nga e gjithë kjo satisfakcion për Berishën mund të jetë vlerësimi i bërë nga “Eurosport” që ka vlerësuar me notën 6.5 portierin shqiptarë, i cili para se të pranonte golin e minutës së 75-të, kishte ndalur disa tentativa të bardhezinjve drejt katërkëndorit të tij.


JUVE ELIMINON ATALANTËN E BERISHËS, SËRISH DO TË LUAJ NË FINALE TË KUPËS (VIDEO)


“I aftë ndaj Manxhukiç dhe në një gjuajtje-kros të Douglas Kosta në pjesën e parë. I sigurt në dalje, mposhtet vetëm nga një penallti”, – shkruan portali i rrjetit të njohur televiziv.

Kjo notë është më e lartë se ajo që ka marrë Xhanluixhi Bufon në anën tjetër. Gardiani i “bardhezinjëve”, edhe pse nuk kishte pësuar gol në këtë ndeshje, ishte vlerësuar me notën 6.

Leave a Reply