Tipuriç: I kënaqur te FC Shkupi, më pëlqen Çairi (VIDEO)

Mbrojtësi boshnjak i FC Shkupit, Toni Tipuriç ka dhënë intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit “Bardheblu”. Tipuriç kishte debutimin e tij në ndeshjen ndaj Pobedës, ku shënoi edhe golin e parë të tij, duke dhënë avantazhin skuadrës së Shkupit, me ndeshjen që në fund përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.

“Debutimi është si debutim dhe secili futbollist dëshiron që të shënojë gol në ndeshjen e parë, andaj është një ndjenjë e mirë. Është dëm që ndeshja u mbyll me barazim 3-3. Ndoshta kemi bërë këtu një gabim, mirëpo tani jemi të përqendruar në ndeshjen tjetër. Jam shumë i kënaqur me ndeshjen e parë. Mirëpo më duhet edhe pak kohë që të adoptohem me ekipin, mirëpo në përgjithësi është krejt ok”, shprehet Tipuriç për faqen zyrtare të FC Shkupit.

Boshnjaku me pasaportë austriake ka vazhduar më të tej të tregojë për qytetin e Shkupit dhe Çairin.

“Kam dëgjuar edhe më parë për Shkupin. Është një qytet mjaft i mirë. Kam shumë miq që jetojnë këtu në Shkup dhe të tjerët që kanë vizituar Shkupi. Kam qenë në qytet dhe Çair dhe më pëlqejnë njerëzit që janë mjaft të mirë, të ndershëm. Kam edhe miq tjerë që kanë qenë në Shkup dhe Çairi më pëlqen shumë”, thotë Tipuriç.

Interistën e plotë me Tipuriçin mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Leave a Reply