Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra deri në moshën 18-vjeçare, e ka nisur me fitore aventurën e saj në kampionatin Ballkanik, duke mposhtur në ndeshjen e parë përfaqësuesen e Mmaqedonisë, me rezultatin 3:0.
Në setin e parë, volejbollistet kosovare treguan forcën e tyre reale, duke e nisur me epërsi bindëse 8:2, që në fund ta mbyllin me shifrat 25:18.
Me ritmin e njëjtë vashat e udhëhequra nga Olta Kalludra vazhduan edhe në setin e dytë, që e mbyllën me shifrat 25:12, ndërkohë në setin e tretë trajneri i përfaqësueses së Kosovës ju dha mundësinë më shumë lojtareve nga banka rezervë që të tregojnë potencialin e tyre, që në fund edhe dhanë provimin e tyre.