FC Shkupi lëshoi fitoren nga duart përballë Sileksit (VIDEO)

FC Shkupi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 përballë Sileksit në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në elitën e futbollit vendor, edhe pse ishte kundërshtarë më i mirë dhe ishte shumë pranë fitores në ndeshjen e zhvilluar në Çair para tribunave të zbrazura, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi sulmoi që nga fillimi i takimit, ndërsa pas një topi të saktë të Fatjon Jusufit për Dembo Darboa në minutën e 24-të para zonës kundërshtare, numri 20 i “bardhekaltërve” nuk fali dhe duke shfrytëzuar daljen e portieri Bozhinovski shënoi për 1:0.

Dembo Darboa kalon në avantazh FC Shkupin

Dembo Darboa kalon në avantazh FC ShkupinLPFMV – Java 23FC SHKUPI – SILEKSI 1:0(D. Darboa 24')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 11 март 2020 г.

Doli të jetë ky rezultati i pjesës së parë, në të cilën skuadra nga Çairi kishte edhe disa raste tjera, njëjtë sikurse edhe në pjesën e dytë, kur në 5 minutëshin e fundit të takimit mysfirët nga Kratova arritën që të barazojnë rezultatin.

Një aksion i gjatë nga ana e majtë solli një harkim brenda zonës së vendasve, ndërsa aty më së miri u gjind Ivan Ivanovski, i cili me kokë arriti që të mposhtë Igor Aleksovskin për barazim të rezultatit në 1:1.

Sileksi shënon golin e barazimit ndaj FC Shkupit

Sileksi shënon golin e barazimit ndaj FC ShkupitLPFMV – Java 26 FC SHKUPI – SILEKSI 1:1(I. Ivanovski 84')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 11 март 2020 г.

Në këtë mënyrë Sileksi vazhdoi serinë e ndeshjeve pa humbje, që tashmë numëron plotë 12 sosh. Kështu ata tashmë renditen në pozitën e dytë me 36 pikë, 10 më pak se lideri Vardari, ndërkohë FC Shkupi me 29 pikë pozicinohet në vendin e 5-të.

Ndeshjen e rradhës skuadra nga Çairi do ta zhvillojë me 15 mars në terren vendas përballë rivalit të përbetuar, Vardarit, teksa Sileksi në Kratovë do të jetë nikoqir i Borecit.

Leave a Reply