Kaos i vërtetë në ndeshjen Uest Ham-Bërnli! Tifozët vendas sulmojnë futbollistët (VIDEO)

Ndeshja e javës së 30-të mes Uest Hamit dhe Bërnlit ka degjeneruar në dhunë gjatë ditës së sotme, teksa në pjesën e dytë disa huliganë të skuadrës vendase u përleshën me futbollistët e tyre, teksa kërkonin që të sulmonin edhe pronarët e klubit, Dejvid Gold dhe Dejvid Sallivan.

Situata u ka dalë nga kontrolli stjuardëve, të cilët janë përballur me zemërimin dhe forcën e tifozëve vendas. Kjo lidhet me rezultatet negative të Uest Hamit në Premierligë, përfshirë këtu edhe rezultatin e takimit në fjalë, në të cilin skuadra londineze humbi me rezultatin 0:3.

Gjithçka e pzakontë nisi me golin e parë të shënuar nga ana e Eshli Bërns, i cili pas shënimit të golit goditi me grusht një tifoz kundërshtar, duke e hedhur në tokë.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra, pasi më vonë një tifoz i Uest Hemit u ndal në mesin e fushës duke ngritur flamurin e këndit, të cilin e kishte marrë më parë.

Në largimin e këtyre tifozëve të irrituar është përfshirë edhe vetë kapiteni i Uest Hamit, Noble. Pas këtij kaosit dhe dhunës së krijuar në fushën e lojës, tifozët e Uest Hamit kanë vazhduar të shfryhen ndaj ekipit të tyre, duke ofenduar futbollistët e tyre, ndërsa stjuardët duke mos dashur që të ndodhin gjëra edhe më të rënda në këtë takim, një pjesë të fëmijëve që ishin prezent në tribunat e stadiumit, i kishin strehuar në mesin e futbollistëve vendas në bankinë.

 

Uest Hami pas 30 xhirove kanë tubuar 30 pikë, duke regjistruar vetëm 7 fitore, 9 barazime dhe 14 disfata. Humbja ndaj Bërnlit (0:3) ishte e treta me rradhë, pas atyre dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj  Suonsit dhe Liverpullit me rezultatin identik (1:4).

Leave a Reply