Moto GP, Doviciozo lë pas vetes Markez dhe Rossin

Italiani Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Katarit në MOTO GP. Piloti i Dukatit është renditur para spanjollit Mark Markez dhe italianit, Valentino Rossi, edhe përkundër faktit se këtë garë e nisi nga vendi i 9-të.

Piloti italian i Dukatit nuk e nisi mirë garën, por më pas u vu në ndjekje të grupit të parë. Gjatë garës pati duel shpejtësie me kampionin e botës në fuqi, Markez, dhe në fund, Dovizioso arriti të dilte në krye, duke lënë pas vetes Markez dhe Rossi.

Leave a Reply