Trapatoni: Nëse Juve kalon Realin, ata fitojnë Ligën e Kampionëve

Strategu italian, Xhovani Trapatoni, i cili kishte fituar Ligën e Kampionëve, (asokohe, Kupën Europiane) në vitin 1985, në komandën e Juventusit, thotë që, nëse kampionët e Seria A në fuqi eliminojnë Real Madridin në ndeshjet çerekfinale, ata mund të fitojnë këtë kompeticion.

“Nëse Juventusi kalon me sukses kundërshtarin e radhës, unë mendoj se mund ta rifitojë Ligën e Kampionëve. Natyrisht, do të ketë përpara dy ndeshje të vështira, por gjigandët e Torinos mund të konkurrojnë, – tha Trapattoni në një intervistë për “Tuttosport”.

“Real Madridi ka një histori të rëndësishme, e cila në Europë është më e lartë se ajo e Juventusit. Nganjëherë mund të ndodhë që gjyqtarët të jenë të kushtëzuar nga “Bernabeu,” – vazhdoi ai.

“Kapërcimi i një pengese si Real Madridi do t’i japë Juventusit impulsin vendimtar për të arritur deri në fund”.

79 vjeçari Ttrapatoni është një nga më të suksesshmit në Europë, duke fituar shtatë tituj në Itali (gjashtë me Juventusin dhe një me Interin), nga një titull në Gjermani (Bajern Munih), Portugali (Benfika) dhe Austri (Salzburg).

Në intervistën e tij, Trapatoni ka përcaktuar argjentinasin Gonzalo Higuain, sulmuesin e Juventusit, si lojtar “universal”, i cili ka “cilësinë teknike për të luajtur topin për shokët e tij, e ndihmon shumë skuadrën”.

Ai, gjithashtu, shprehu lavdërimin e tij për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Allegri, të cilin e vlerëson për mentalitetin fitues të tij dhe aftësinë për të bërë maksimumin me futbollistët që ka në skuadrën e tij.

Leave a Reply