Maqedoni – Finlandë live në “tv.ffm.mk”

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Finlandës që luhet sot nga ora 17:00 sipas kohës lokale në Maqedoni do të transmetohet direkt në tv.ffm.mk.  E njëjta do të zhvillohet në “Gloria Arena” në Belekt të Turqisë dhe do të mbulohet me video-asistencë për arbitrat (sistemi VAR), që do të jetë hera e parë që një ekip përfaqësues i Maqedonisë do të luajë me rregullat e reja të FIFA-s për momentet e dyshimta.

Kundër Finlandës, Maqedonia kërkon vazhdim të serisë së rezultateve pozitive, ndërkohë më 27 mars Maqedonia në takimin e dytë kontrolluese do të përballet me Azerbejxhanin në “Merdan” Arena, gjithashtu në Belek.

Leave a Reply