Angellovski zbulon formacionin anti Finlandë

Maqedonia sot me fillim në ora 17:00 do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të vitit 2018-të, ku për kundërshtarë do të ketë përfaqësuesen e Finlandës, njofton “infOSport.mk”. Seleksionuesi Igor Angellovski pak më parë ka zbuluar formacionin me të cilin do të zbret në fushë, ndërsa bie në sy prezenca e të gjithë 4 futbollistëve të ftuar shqiptarë, Visar Musliu, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Ezgjan Alioski.

Ndryshe në portë do të jetë Stole Dimitrievski, ndërsa bashkë me Visar Musliun në mbrojtje do të jetë edhe Darko Velkovski dhe Kire Ristevski.

Në mesfushë Stefan Spirovski do të luaj rolin e mesfushorit të fundit, ndërsa para tij do të veprojnë Enis Bardhi dhe Arijan Ademi. Në krahë të mesfushës do të luajnë Stefan Ristovski dhe Ezgjan Alioski, teksa në sulm do të jetë dyshja Goran Pandev dhe Ilija Nestorovski.

Leave a Reply