FC Shkupi me Jurinën do të sulmojë Akademia Pandevin

Pas dy ndeshjeve mungesë, për shkak pezullimit, te FC Shkupi rikthehet sulmuesi kroat, Marin Jurina, i cili do të udhëheq sulmin e skuadrës nga Çairi në transfertën ndaj Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Jurina pritet që të jetë rreziku më i madh për skuadrën kryesuese të tabelës së klasifikimit, teksa në ndihmë të tij do të jetë pa dyshim braziliani, Serzhinjo.

Habit fakti se në formacionin titullarë nuk do të jetë Besar Iseni, fantazisti i “bardhebluve”, te e cila skuadër rikthehet edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Filip Stojanovski, që mungoi në ndeshjen ndaj Vardarit.

Formacioni i FC Shkupit: ⬇️⬇️⬇️

Formacioni 🙌#FCSHKUPI ⚪️🔵

Публикувахте от FC Shkupi в Неделя, 22 септември 2019 г.

Leave a Reply