Federata Spanjolle e futbollit vendos premitë për futbollistët në KB “Rusi 2018”

Shpallja kampion në Kupën e Botës të këtij viti që do të mbahet në Rusi vlen 125 mijë euro për kokë lojtari të Spanjës. Ky është shpërblimi që ka vënë Federata Spanjolle e Futbollit, sipas asaj që raporton gazeta madrilene “AS”.

Kalimi i fazës së grupeve do tu siguronte futbollistëve “iberik” 30 mijë euro, ndërsa kualifikimi në finale dhe triumfi do t’i dhuronin edhe 95 mijë euro të tjera.

Megjithatë edhe fakti që janë në Botëror, lojtarët e Julien Lopeteguit janë shpërblyer me nga një orë të markave të njohura, me vlerë, sipas modelit, nga 20-90 mijë euro.

Spanja pa dyshim se është një prej favoritëve kryesor për t’u shpallur kampione e Botës, ndërsa bashkë me ta ndër Kombëtaret favorite janë edhe kampionja në fuqi, Gjermania si dhe dy skuadrat amerikano jugore, Brazili dhe Argjentina.

Leave a Reply