Fernandezi i Realit, lëndohet për herë të parë në karrierë!

Futbollisti i Real Madridit, Naço Fernandez sot në ndeshjen ndaj Las Palmasit ka marrë lëndimin e parë në karrierën e tij si profesionist. Prestigjiozja “Marka” shkruan se 28 vjeçari deri më tani asnjëherë nuk ka qenë i lënduar si futbollist profesionist.

Ky është lajm i jashtëzakonshëm, pasi që dihet shumica e futbollistëve për shkak të stërvitjeve të shumta dhe ndeshjeve marrin shpesh herë lëndime. Naço ishte i përfshirë në formacionin startues nga trajneri Zinedin Zidan, mirëpo e lëshoi fushën në minutën e 29-të, për shkak disa problemeve me shtyllën kurrizore dhe në vend të tij u aktivizua Ashtraf Hakimi.

Leave a Reply