KF Gostivari siguroi paga edhe për futbollistët që nuk pranuan minimalen nga shteti!

Me vendim të Qeverisë, Agjencioni për Rini dhe Sport, me qëllim që të ju del në ndihmë ekipeve sportive në këtë kohë pandemie, vendosi që gjithë sportistët profesionist ti paguajë me një rrogë minimale prej 14500 denarëve, njofton “infOSport.mk”. Kjo u mirëpritë nga të gjithë sportistët, mirëpo duhet theksuar se disa prej sportistëve mbetën edhe pa këtë rrogë minimale, shkaku i dokumentacionit, apo edhe për ndonjë arsye tjetër.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe te skuadra e Gostivarit, ku 9 prej anëtarëve të saj kishin mbetur pa këtë ndihmë nga ana e Agjencionit për Rini dhe Sport.

“Ne aplikuam me gjithë ekipin, mirëpo disa nuk  i pranuan, ashtu që ne si klub, gjithnjë në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit do bëjmë çmos, që edhe atë futbollistë që kanë mbetur pa rroga për muajt prill dhe maj, se si klub do ua sigurojmë nga një rrogë minimale, për hirë të korrektësisë dhe që ata të mos mbeten pa të hyra në familjet e tyre, sidomos në këtë kohë pandemie” – tha Kryetari i KF Gostivarit, Vlerim Iseni, i cili gjithashtu njoftoi se kanë ndarë edhe të gjitha rrogat për gjithë futbollistët, që nga janari deri në mars.

Vërtetë një gjest i mirë ky nga ana e drejtuesve të Gostivarit, duke pasur parasysh se shumë skuadra vendore janë përballur me probleme financiare gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Shpresojmë që këtë hap ta ndjekin edhe shumë klube sportive, duke pasur parasysh se edhe sportistët ushqejnë familjet e tyre pikërisht vetëm nga profesioni i tyre që ushtrojnë.

Leave a Reply