PSZH-ja falë një autogoli në minutën e fundit shpëton nga disfata (VIDEO)

Kampionët e Francës, Paris Sen Zhermeni ka arritur një barazim dramatik 1:1 në transfertën ndaj Sent Etien, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Unaj Emeri arriti deri tek një pikëshi falë një autogoli të shënuar në minutën e fundit nga ana e Matju Debushi. Ndryshe Sent Etien kishte avansuar në minutën e 17-të me golin e shënuar nga Remi Kabella, ndërsa vlen të ceket se gjatë 45 minutave të para vendasit humbën edhe një penalti, të cilën e ekzekutoi Kabella.

Parisienët gjithë pjesën e dytë e zhvilluan me një futbollistë më pak në fushë, pas dy kartonëve të verdhë të Presnel Kimpembe, i cili në minutën e 41-të duheshe të lëshoj fushën.

PSZH-ja edhe pas këtij barazimi vazhdon të kryesojë bindshëm tabelën e klasifikimit me 84 pikë, 17 më shumë se Monako i vendit të dytë që ndeshjen e javës së 32-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Nant.

Leave a Reply