Shkëndija edhe 4 fitore, siguron titullin e kampionit!

Shkëndija e Tetovës në fundjavën që e lamë pas u distancua edhe 18 pikë nga Vardari i vendit dytë në renditjen e elitës së futbollit vendor, duke kryesuar tashmë tabelën me 66 pikë.

Kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në mbyllje të sezonit, tetovarëve minimalisht iu nevojitën edhe katër fitore për t’u shpallur matematikisht kampion të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Të përzgjedhurit e Qatip Osmanit në katër ndeshjet e ardhshme në kampionat do të përballen me Pelisterin, Vardarin, Shkupin dhe Akademia Pandevin./InfOSport.mk

Leave a Reply