Askush si Reali! “Madrilenët” vijnë me një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Reali i Madridit ka regjistruar një rekord të ri në historikun e tij të lavdishëm. Me eliminimin e Juventusit dhe kualifikimin për në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, “madrilenët” u bënë ekipi i parë që 8 herë me rradhë prekin këtë fazë të garave.

Pas tyre në këtë klasifikim ndodhet menjëherë rivali i tyre i përbetuar, Barcelona. “Katalunasit” 6 herë me rradhë kanë luajtur në ndeshjet gjysmëfinale të këtij kompeticioni, edhe atë nga periudha 2008-2013m teksa në vendin e tretë renditen gjermanët e Bajern Munih, që janë kualifikuar 5 herë me rradhë në periudhën 2012-2016.

Leave a Reply