Real Madridi edhe me formacionin e dytë mund Leganesin (VIDEO)

Real Madridi ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 35-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Zinedin Zidan sonte kishte zgjedhur të mbante si titullar vetëm Kasemiron nga lojtarët që përzgjedh zakonisht në fillim të ndeshjeve, duke bërë një rotacion total.

Kështu në mungesë të Kristiano Ronaldos, golin e parë për “madrilenët” në këtë përballje e realizoi Garet Bejll në minutën e 8-të. Uellsiani rikthehet të luajë nga fillimi një ndeshje, pasi e ka humbur prej kohësh statusin e titullarit, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë Majoral shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.

Në pjesën e dytë në mungesë të një goli të “madrilenëve”, ishte Leganes që shënoi golin e vetëm me anë të Brashanac në mintën e 66-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Real Madridi 2, Leganesi 1.

Fitores në ndeshjet e sotme të javës së 35-të iu gëzua edhe Real Sociedadi i Adnan Januzajt, që me rezultatin 3:1 mundi Atletik Bilbaon, teksa Espanjolli dhe Las Palmasi barazuan me rezultatin 1:1.

Real Sociedad vs Athletic Club (3-1) | Highlights, Scores, Results, Fixtures and Goals by footbie.com

Leave a Reply