Osmani pushon Ibraimin, kapiteni Buba në krye të sulmit (FOTO)

Qatip Osmani për ndeshjen e sotme të javës së 32-të kundër Rabotniçkit ka vendosur që golashënuesin më të mirë të kampionatit, Besart Ibraimin ta lë të lirë,  ndërsa në mungesë të tij sulmin do ta udhëheq kapiteni Ferhan Hasani, njofton “infOSport.mk”.

Në prapavinë prej tre futbollistëve që do të ndihmojnë kapitenin  “Buba” rreshtohen Zhunior, Alimi dhe Todorovski, teksa mesfusha do të përbëhet nga dy futbollistët e talentuar, Enis Fazllagiç dhe Besmir Bojku, teksa katërshja mbrojtëse përbëhet nga Uakili në të majtë, Bejtullai në të djathtë, teksa dyshen e fundit mbrojtëse e përbëjnë Cuculi dhe Musliu.

Në portë edhe në këtë ndeshje do të jetë i riu, Bekim Rexhepi.

Leave a Reply