Boreci i ka shkaktuar disfatën e dytë këtë edicion Bellasicës, duke mundur kampionët e Ligës së Dytë – Lindje, të cilët sezonin e ardhshëm do të luajnë në mesin e më të mirëve, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Velesi para tifozëve të vetë shënoi një fitore të pastërt 3:0, me të tre golat e shënuar vetëm brenda 26 minutave të para. Darko Jociç (12’, 26) ishte autorë i dy golave, ndërsa një gol tjetër në këtë ndeshje për Borecin realizoi Gjorgji Gjorgjiev (20’).
Fitore mjaft të rëndësishme realizoi edhe Bregallnica, që në teren vendas me rezultatin 2:0 mundi Plaçkovicën. Riste Naumov gjatë pjesës së parë dhe Slavço Velkovski në pjesën e dytë ishin autorë të golave për skuadrën nga Shtipi, që për fatin e saj do të vendos vetë në xhiron e fundit kur në Strumicë do të përballen me Bellasicën. Kozhuvi me rezultatin 2:1 mundi Sasën, teksa me po të njëjtin rezultat Tikveshi mundi Osogovën, duke rrumbullaksuar në këtë mënyrë dominimin e plotë të skuadrave vendase në ndeshjet e javës së 26-të.
|
LDFM, Java XXVI |
||
| Boreci | 3 – 0 | Bellasica |
| Bregallnica | 2 – 0 | Plaçkovica |
| Kozhuvi | 2 – 1 | Sasa |
| Tikveshi | 2 – 1 | Osogovo |
| Pobeda V. e lirë | ||
