FC Shkupi skuadra e vetme e pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit

FC Shkupi pas fitores në mesjavë ndaj  Pelisterit ka ringjallur shpresat për një vend në ndeshjet e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Fitorja ndaj Pelisterit ishte e dyta në 5 ndeshjet e fundit, mirëpo gëzon fakti se skuadra nga Çairi nuk ka asnjë disfatë në këtë periudhë.

Ata së fundmi kanë pësuar në transfertën në Tetovë në ndeshjen e javës së 29-të kundër Shkëndijës (0:2), skuadër kjo që në 5 ndeshjet e fundit ka pësuar një disfatë, atë nga Pobeda në Strumicë (1:2).

Nga një disfatë përveç Shkëndijës në 5 ndeshjet e fundit kanë pësuar edhe Rabotniçki dhe Akademia Pandevi,  nga dy disfata kanë pësuar Renova dhe Skopje, teksa Vardari dhe Sileksi që renditen në pozitat dy dhe tre, së bashku edhe me dy skuadrat e fundit në tabelë, Pobeda dhe Pelisteri, kanë pësuar nga tre disfata.

Leave a Reply