ZYRTARE, Roben vazhdon konratën me Bajernin

Pas Frank Riberit, edhe holandezi Arjen Roben ka vazhduar kontratën me Bajernin e Munihut edhe për një vit tjetër. Holandezi rinovoi kontratën me kampionët e Gjermanisë deri me 30 qershor të vitit 2019-të.

34-vjeçari pjesë e klubit “bavarez” është që nga viti 2009, kur u transferua nga Real Madridi për shumën e 25 milionë eurove.

Me fanellën e Bajernit, Roben ka fituar 7 tituj kampion dhe 4 Kupa të Gjermanisë, ndërsa gjatë vitit 2013-të pikërisht falë golit të holandezit ekipi “bavarez” kishte mundur Borusinë e Ddortmundit.

Ndryshe 34-vjeçari brenda kësaj periudhe ka zhvilluar 190 ndeshje, duke realizuar edhe 138 gola.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply