Dagllas Kosta poston foto me arkivolin e Insinjes, protestojnë nga Napoli

Duket shumë e vështirë që raportet mes Napolit dhe Juventusit të jenë të qeta. Tension ka pasur gjatë kampionatit, por vazhdon ende dhe gjatë festës së titullit të bardhezinjve problemet janë shtuar.

Faqja zyrtare e Napolit ka bërë me dije se Dagllas Kosta, gjatë festës së titullit ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar, ku shfaqet një arkivol i kaltër me emrin e Insinjes. Po ashtu, shfaqet edhe një tifoz me një fanellë në duar, ku shkruhet: “Napoli mut”

Një sjellje kjo që ka sjellë reagimin e fuqishëm të klubit napolitan në faqen zyrtare, ku tregohet edhe fotoja e postuar nga Dagllas Kosta.

“Jemi shumë të indinjuar për sjelljen e turpshme të disa lojtarëve të Juventusit. Gjeste që ofendojnë dinjitetin e një populli dhe një napolitani si Insinje. E papranueshme”, – shkruan Napoli në faqen zyrtare.  (Vipsport.al)

Leave a Reply