Prishtina bënë dy blerje të bujshme

FC Prishtina gjatë ditës së sotme ka bërë një goditje të dyfishtë, duke sjellë në rradhët e veta dy futbollistët e Gjilanit, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.

Që të dy me skuadrën nga kryeqendra kosovare kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare, ndërsa me siguri se me to në skuadër Mirel Josa do të përfitoj në kualitet në repartin e mbrojtjes.

Bekteshi luan si qendërmbrojtës, ndërsa Thaqi si mbrojtës i krahut të djathtë. Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme “bardhekaltërit” e Prishtinës bënë për vete edhe ish futbollistin e Shkëndijës, Meriton Korenica, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, duke paralajmëruar përforcime të tjera gjatë ditëve në vijim.

Leave a Reply