KF Vrapçishte zgjedh kryetarin e saj të ri

Klubi futbollistik i Vrapçishtit që garon në ligën e tretë Perëndim ka bërë ndryshime në kryesinë  e saj, duke emëruar kryetarin e ri në Kuvendin e saj të fundit, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për magjistrin e ekonomisë, Erkan Jusufi, i cili në të ardhmen do të drejtojë klubin nga Gostivari, të cilin shpreson ta rikthejë në Ligën e Dytë, e më pas pse jo edhe në rangun më të lartë të garave në Maqedoni.

Më poshtë në mëënyrë integrale ju sjellim shkrimin e kryetarit të ri të KF Vrapçishti, Erkan Jusufi, i cili ka bërë publik edhe misionin dhe vizionin e klubit, që vitin tjetër shpreson të luaj një rol të rëndësishëm në Ligën e Tretë.

 

Të nderuar qytetar dhe përkrahës të klubit të futbollit Vrapçishte.

Para se githash, ne kemi një traditë futbolli në vendin tonë duke marrë parasysh edhe historinë e së kaluarës me plot suksese, kemi nderin dhe respektin që na keni zgjedhur dhe keni besuar neve si udhëheqës të klubit tonë të futbollit. Si synim i parë që do të duhet të bëjmë është që ta shpëtojmë klubin tonë nga gjendja e krizës. Qëllimi ynë është që të qëndrojmë në përputhje me parimin e transparencës së bashku me klubin tonë të sportit, të ndërtojme gjeneratat e të rinjve dhe të sigurojmë stabilitet financiar, për të arritur suksesin afatgjatë. Në këtë fazë, të gjithë kanë njohuri, ne jemi të hapur për të ndarë përvojat tona dhe për të treguar qytetarëve se forma e udhëheqjes së klubit nuk do të jetë individuale, por do të jemi si përfaqësuesi juaj që do ta udhëheqim së bashku klubin e fshatit tonë.

Misioni ynë;

Të kahëzojme të rinjtë tanë me anë të zhvillimit sportiv dhe kulturor në një rrugë ku do të arrijnë në vetëbesim te zhvilluar, përgjegjësi në fushë, aftësi për të përdorur mendimet e tyre, larg zakoneve të këqija, arritjen e suksesshme të pjekurisë morale të sportistëve dhe përgatitje për jetën shoqërore të tyre.

Vizioni ynë;

Duke e transformuar klubin tonë në një shkollë dhe duke siguruar rinisë dhe fëmijëve tanë që të miren më shumë me sport, që të zhvillojmë lojtarët e talentuar dhe që të jemi një klub që do të siguroj sukses në ligat më të larta.

Ne besojmë që klubi jonë do të kalojë të gjitha llojet e vështirësive me anë të mbështetjes së plotë që do të kemi nga ju.

Përsëri ju faleminderojmë juve dhe vendasve tanë nga Diaspora për përkrahjen dhe besimin që na e keni dhënë.

Është koha që ti dalim zot klubit tonë të zemrës….

Me respekt,

Kryesia e klubit të Futbollit “Vrapçishte”.

Leave a Reply