Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka zyrtarizuar listën prej 23 futbollistëve që do të luajnë në Kampionatin Botëror në Rusi, i cili starton me 14 qershor.
Kampionët në fuqi shkojnë në këtë kompeticion pa yllin e Mançester Sitit, Lëroi Sane, i cili ka mbetur jashtë liste.
Kjo është edhe surpriza më e madhe e listës së publikuar nga ana e trajnerit gjerman, i cili do të ketë për detyrë për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës. Në mesin e futbollistëve që do të udhëtojnë për në KB “Rusi 2018” bënë pjesë edhe Manuel Nojer.
| LISTA ME 23 FUTBOLLISTËT QË DO LUAJNË NË KB “RUSI 2018”: |
| PORTIERË: |
| Manuel Neuer (Bayern), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (PSG) |
| MBROJTËS: |
| Jerome Boateng (Bayern), Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Jonas Hector (Këln), Mats Hummels (Bayern), Joshua Kimmich (Bayern), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Antonio Rüdiger (Chelsea), Niklas Süle (Bayern) |
| MESFUSHORË: |
| Julian Brandt (Leverkusen), Julian Draxler (PSG), Leon Goretzka (Schalke), Ilkay Gündogan (Man City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Özil (Arsenal), Sebastian Rudy (Bayern) |
| SULMUES: |
| Mario Gomez (Stuttgart), Thomas Müller (Bayern), Marco Reus (Dortmund), Timo Ëerner (Leipzig) |
