Dopieta e Emir Sahitit ndaj Bjellorusisë (VIDEO)

Kombëtarja shpresa e Shqipërisë sot në “Elbasan Arena” mundi Bjellorusinë me rezultatin 3:2, ku protagonistë kryesor dolën të jenë tre futbollistë që në të kaluarën, apo edhe tani janë pjesë e elitës së futbollit të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ishte futbollisti i Shkëndijës, Shefit Shefiti që shënoi golin e parë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur barazoi shifrat në 1:1, teksa në pjesën e dytë dy golat “kuq e zi” mbajnë firmën e ish futbollistit të Rabotniçkit, Emir Sahiti, i cili për momentin është pjesë e Hajduk Split II.

Përveç tyre me lojë të mirë në këtë ndeshje u dallua edhe kumanovari Taulant Seferi, i cili në këtë ndeshje mbante shiritin e kapitenit. Rikujtojmë Seferi në të kaluarën luante me Rabotniçkin, nga e cila skuadër janarin e vitit 2015-të u transferua te Jang Bojsi.

Leave a Reply