Demiri flet si menaxher i FC Shkupit

FC Shkupi së fundmi ka përforcuar edhe stafin menaxhues të ekipit, duke afruar një emër të madh në rradhët e saj. Bëhet fjalë për Ertan Demirin, i cili nga sot do të jetë në detyrën e menaxherit ekipor, apo “Team manager”.

Demiri menjëherë pasi ka vënë firmën e tij është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, ku ka shprehë kënaqësinë që përsëri kthehet në folenë e tij të vjetër për të bërë punë të mëdha.

“Më në fund u ktheva në shtëpinë time. Falënderoj përzemërsisht kryesinë e klubit për besimin e dhënë, besoj që me gjithë përvojën time do të kontribuoj që klubi të vazhdon të ngritet edhe më shumë. Ardhja ime te Shkupi është si rezultat i projektit shumë ambicioz dhe të sinqertë. Unë do të jem urë lidhëse mes kryesisë, futbollistëve dhe stafit teknik, gjithashtu do angazhohem edhe te shkolla e futbollit për të ndihmuar maksimalisht që të “prodhojmë” sa më shumë futbollistë për ekipin e parë si dhe futbollist për transferim jashtë vendit. InshAllah do kemi shumë shëndet, suksese si dhe fatin sportiv ne anën tonë”, ka thënë Demiri.

Demiri kishte një karrierë të bujshme si në vend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.  Përveç se ishte futbollist i Shkupit, ai gjithashtu në Maqedoni kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Rabotniçkit, Vardarit, Shkëndijës, Metalurgut dhe Teteksit. Në Shqipëri kishte luajtur me Besën e Kavajës, Vllazninë dhe me Partizanin, në Belgjikë me Lokerenin, ndërsa ishte pjesë edhe e ekipit Al Tavon nga Arabia Saudite.

Para se Demiri të vijë në postin e menaxherit sportiv te Shkupi, me shumë sukses kreu edhe detyrën e drejtorit sportiv te Trepça ‘89 nga Mitrovica.

Leave a Reply